1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Rënie e madhe e investimeve kapitale, Astrit Gashi: Prandaj ka rritje çmimesh

- Advertisement -

Analisti dhe gazetari Astrit Gashi ka publikuar një infografikë të Insitutit GAP, ku paraqiten investimet kapitale të Qeverisë së Kosovës, të ndara sipas viteve.

Në këtë infografikë, paraqiten të dhënat e investimeve kapitale nga niveli qendror dhe ai lokal i pushtetit, ku vërehet rënie progresive nga viti 2012 e deri në vitin 2022.

Gashi, këtë trend negativ të investimeve kapitale e ka lidhur me rënien e fuqisë blerëse.

“Dobët, shumë dobët! Prandaj ka rënë fuqia blerëse, prandaj ka më pak para në treg e më pak mirëqenie, ndërkohë që ka rritje enorme të çmimeve. Kjo statistikë, fatkeqësisht shkarkon të gjith ministrat, ndërsa është një paralajmërim i keq për efikasitetin e kryetarëve të rinj të komunave që kanë marrë mandatin në fundvit”, ka shkruar Gashi në Facebook. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit