7.6 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Rënia e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Hoxha: E pagoi faturën e arrogancës dhe keqqeverisjes

- Advertisement -

Analisti politik Dibran Hoxha, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, ka komentuar rezultatet e fundit zgjedhore dhe balancën politike në vend. Sipas tij, vendi po hyn drejt një ekuilibri demokratik, ndonëse skena politike ende nuk është plotësisht e balancuar.

Hoxha vlerësoi se rënia në përkrahje e Lëvizjes Vetëvendosje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 ishe pasojë e “arrogancës” dhe “keqqeverisjes”.

Ai shtoi se ky rezultat është një sinjal edhe për opozitën, e cila, sipas tij, nuk ka mjaftueshëm fuqi për të marrë pushtetin.

“Unë jam i gëzuar për faktin që ne kemi hyrë drejt një balanci demokratik. Nuk e kemi ende të balanacuar skenën partiake… për faktin e thjesht që votuesi i VV-së, besoj unë, iu ka kundërvënë dhe VV-së dhe e ka paguar faturën e arrogancës dhe keqqeverisjes, votuesi duke i thënë që nuk je formacion politik i plotfuqishëm. Pra, duhesh me pasë nevojë për dikë. Në ndërkohë, mesazhi për opozitën, besoj unë, është që: ‘Edhe ju nuk jeni mjaftueshëm të fuqishëm për me ardhë në qeveri.” – tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit