14 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

“Rënia e titanëve”, Messi dhe Ronaldo me vlerën me të ulët në merkato

- Advertisement -

Si në çdo gjë në jetë, çdo fillim e ka një fund. Nuk i shpëtojnë këtij “ligji të pashkruar” as yjet e futbollit. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dominuan skenat e këtij sporti për më shumë se dy dekada, por tani duhet t’i hapin rrugën një gjenerate të re, që gjithsesi do ta ketë shumë të vështirë të arrijë sukseset e tyre.

Si “Pleshti” ashtu edhe “CR7”pranuan të bëjnë kompromis me këtë, duke u larguar nga futbolli i rëndësishëm, siç është ai evropian, me argjentinasin që zgjodhi Amerikën, ndërsa “luzitani”, Arabinë Saudite, por kurba në zbritje e karrierës së tyre konfirmohet edhe nga “Transfermarkt”.

Sipas specilistëve, Lionel Messi ka kapur pikën më të ultët sa i përket vlerës së tij në merkato që nga viti 2006. Tani që luan tek Inter Miami, kartoni i kampionit të botës vlerësohet 30 milion euro.

Akoma më “pikiatë” ëstë zbritja e rivalit të tij të përjetshëm. Pavarësisht se kontrata me Al-Nassr është një nga më të pasurat në botë, kartoni i Cristiano Ronaldo në merkato vlerësohet vetëm 15 milion euro. Tashmë vendin e tyre në listën e futbollistëve më të vlerësuar e kanë marrë yjet e rinj.

Sipas “Transfermarkt” lista kryesohet nga Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Të tre kanë një vlerë të njëjtë, 180 milion euro, por për shkak të moshës, vendin e parë e mban “ylli” i Real Madrid, i ndjekur nga ai i Manchester City dhe më pas nga ai i Paris Saint-Germain, ndëra “top 5” plotësohet nga Vinicius Junior, po i Real Madrid dhe Bukayo Saka i Arsenal.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit