Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike.
Sulmuesi i Al Hilal në Arabinë Saudite, u rrit te Santos, ndërkohë që kaloi katër sezone tek ekipi i parë përpara se të transferohej te Barcelona në vitin 2013.
Pavarësisht dhimbjes së madhe, Neymar beson se ditë të mirë do të vijnë dhe bardhezinjtë do të rikthehen aty ku e kanë vendin.
“Do të rikthehemi të buzëqeshim”, ka shkruar Neymar në Instagram, duke tentuar të njëjtën kohë të qetësojë edhe tifozët që e “dogjën” qytetin nga zhgënjimi.
Santos ka fituar 22 tituj kampionë Paulista dhe 3 Kupa Libertadores, po aq sa Palmeiras, Sao Paulo, Gremio dhe Flamengo.