13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Rënia e numrit të pjesëmarrësve në maturën shtetërore, arsye vlerësohet punësimi

- Advertisement -

Matura shtetërore është testi me të cilin, maturantët shënojnë përfundimin e tri viteve të shkollimit të mesëm të lartë.

Por jo të gjithë maturantët po vendosin të marrin pjesë në të.

Në vitin 2014, numri i maturantëve pjesëmarrës ishte 40 mijë.

Ndërkaq këtë vit, pjesëmarrës në maturën shtetërore ishin 18,000, rreth 60% më pak.

E pjesëmarrës më pak në këtë test pavarësisht numrit të maturantëve, pati shkolla profesionale “Shtjefën Gjeçovi”.

E arsyen e tregon vet drejtori.

“Para vitit 2016, derisa u miratua ligji i ri për provimin shtetëror të maturës, numri i nxënësve që kanë marrë pjesë në maturë ka qenë më i lartë. Kjo pasi kriter për t’u punësuar ka qenë kusht diploma e që pa testim, nuk e kanë marrë. Diploma u është lëshuar pas testit, e me ligjin e ri nga viti 2016, nuk ka nevojë që nxënësit t’i nënshtrohen testit. Si ta kryejnë testin e brendshëm, e merr diplomën e së mesme dhe mund të konkurroj me të për punë”, ka thënë Blerim Gërvalla, drejtor i shkollës “Shtjefën Gjeçovi”.

E sikurse në vitet paraprake, edhe këtë vit pjesëmarrja e maturantëve në maturën shtetërore ka qenë e ulët.

“Këtë vit prej 240 maturantë që kanë qenë, e kanë paraqitur 204 nxënës. Prej tyre në provim kanë hyrë 183. E kanë kalu 85 nxënës ose përafërsisht 45 përqind. Pjesëmarrja ka qenë më e ulët si shkak i punësimit. Punësimi po e bën t’veten dhe nuk po e shohin të arsyeshme pjesëmarrjen në maturën shtetërore”, është shprehur Gërvalla.

E të një mendimi shprehen edhe njohës të fushës së arsimit.

“Çka po ndodhë është një vetëdijesim i maturantëve të shkollave profesionale për futje të drejtpërdrejt në tregun e punës që në thelb, mbetet edhe qëllimi i një shkolle profesionale. Dikush si metalpunues, nuk ka nevojë për studime universitare por në kyçje në tregun e punës. Pra, kjo na sjell një numër të reduktuar të pjesëmarrësve në maturën shtetërore”, ka thënë Rinor Qehaja, njohës i fushës së arsimit.

Rezultatet e maturës shtetërore 2024 janë publikuar të hënën.

Numri i maturantëve që e kaluan testin nga 18,285 mijë nxënës të klasave të 12-ta në total, qe 13,342 nxënës apo 73.3% e maturantëve. /Dukagjini/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit