27.3 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Rënia e blloqeve në KEK, Haradinaj: I diktuar nga politike dhe pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

- Advertisement -

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se kolapsi energjetik i Kosovës është i qëllimshëm.

Ai ka bërë me dije se rënia e blloqeve të termocentraleve është e ndikua nga direktivat e politikës dhe e ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka përmendur projektet energjetike që i ka ndalur Qeveria Kurti.

“Kosova sot flen në thëngjill e s’ka energji. Sot ranë të gjitha blloqet, aktualisht ka zero prodhim të energjisë elektrike nga KEK. Kjo nuk është rastësi, është rezultat i një kolapsi të qëllimshëm, i diktuar nga direktiva politike dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike, të cilët sot kontrollojnë tregtinë me rrymë. Të njëjtët që sot i lanë qytetarët pa energji, dikur krenoheshin se e kishin ndalur ndërtimin e Termocentralit Kosova C dhe se kishin refuzuar gazsjellësin amerikan. I ndalën projektet strategjike për shtetin, për të hapur rrugën e abuzimit dhe të pasurimit për një grusht njerëzish të lidhur me qeverinë. Pushtetin po i heton Prokuroria dhe do të hetojë dhe gjejë gjithçka, por një dihet; se ky është krim që i është bërë këtij vendi dhe askush nuk duhet të shkojë në përgjegjësi para Kryeministrit në detyrë”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit