Home Rozë Rëndohet ofendimi: Gjesti del se ka babain veteran të UÇK-së, xhaxhain të vrarë nga serbët

Rëndohet ofendimi: Gjesti del se ka babain veteran të UÇK-së, xhaxhain të vrarë nga serbët

0
Rëndohet ofendimi: Gjesti del se ka babain veteran të UÇK-së, xhaxhain të vrarë nga serbët

Besart Kelmendi, këngëtari pejan me nofkën Gjesti që u bë pjesë e Big Brother Vip Albania, u ofendua mbrëmë në formën më të rëndë të mundshme që një individ nga Kosova mund të ofendohej.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit. Pas sharjeve me familjarë, ofendimeve për gjatësinë, ofendimeve për karakterin e tij, sulmeve fizike, që nga shtyrjet, afrimi fytyrë me fytyrë, tentim goditjet me grusht e çka jo tjetër, tash ai u ofendua rëndë edhe në identitet.

Konkurenti nga Laçi i Shqipërisë, këngëtari Joz Marku, iu drejtua atij me fjalët “kopil shk*ine”. Vetëm e vetëm, pse Gjesti bëri një lojë në LOJËN e dasmës që krijuan ai dhe konkurentja tjetër, Loredana.

Për ta sqaruar këtë situatë me dy lëvizje dhe për të treguar pse kjo dhemb shumë për Gjestin. Ky i fundit, mbrëmë tregoi vetë se babai i tij është veteran i UÇK-së, teksa xhaxhain e ka të vrarë nga serbët. Kaq, për të treguar për prapavinë patriotike të këtij djali, shoëmeni të ri nga Kosova.

Exit mobile version