Kombëtarja e Kosovës regjistroi sonte barazimin e tretë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Të përzgjedhurit e Alain Giresse ndanë pikët me Rumaninë, në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit I. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.
Pas këtij barazimi, Kosova ka humbur edhe vendin e tretë në grup – që tani mbahet nga Izraeli, që sonte mposhti Bjellorusinë. Zvicra regjistroi fitoren e tretë radhazi, pasi triumfoi ndaj Andorrës. “Helvetikët” janë gjithnjë e më afër kualifikimit për në Evropian, teksa atë rrugët po e ndjekin edhe rumunët.
Ndërkaq, “Dardanët” kanë zbehur në maksimum gjasat për dy pozitat e parë. Renditja në Grupin I pas tri xhirove:
Renditja në Grupin I pas tri xhirove: