13.5 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Renditja e re e UEFA-s zbulon se cilat vende do të kenë pesë ekipe në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

- Advertisement -

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ka përditësuar renditjen e tyre pas çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve që u luajtën të martën.

Dy kombet e para në renditje do të kenë pesë ekipe në Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm 2025/26.

Kështu, Anglia kryeson renditjen me 25,3392 pikë. Kjo do të thotë se 5 skuadra të Ligës Premier do të paraqiten në Ligën e Kampionëve edicionin e ri.

Spanja vjen e dyta, por Italia është menjëherë pas saj. Nëse Real Madridi mund të mposhtë Arsenalin dhe Barcelona vazhdon të përparojë në garë, La Liga do të ketë gjithashtu pesë skuadra në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Italia ka një shans të madh për të kapërcyer Spanjën nëse Interi dhe Lazio vazhdojnë të përparojnë në Evropë.

Kjo është renditja aktuale nga UEFA, bazuar në pikë.

Anglia 25,392 pikë

Spanja 22,606 pikë

Itali 20,437 pikë

Gjermani 18,296 pikë

Francë 16,642 pikë

Portugali 16,250 pikë

Belgjika 15,650 pikë

Holanda 15.250 pikë

/Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit