18.3 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Renditja e FIFA-s: Kosova ngjitet me tri vende, Shqipëria me dy

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës kanë patur ecuri pozitive në renditjen e FIFA-s për muajin tetor. Kuqezinjtë janë ngjitur me dy vende, ndërsa “Dardanët” me tre vende.

Nga vendi 67 tani Shqipëria renditet në vendin e 65, pas suksesit në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për UEFA Nations League.

Shqipëria triumfoi 0-1 në “Mikheil Meskhi” dhe pikërisht kuqezinjtë kanë kaluar në renditjen e FIFA-s Gjeorgjinë, por edhe Finlandën.

Kosova nga vendi i 104 ka shkuar në 101, kjo falë dy fitoreve në Nations League, përkatësisht 1-2 ndaj Lituanisë dhe 3-0 ndaj Qipros.

Shqipëria do të rikthehet në fushë në muajin nëntor për dy ndeshjet e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45). Të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” dhe Kombëtarja është në garë për vendin e parë në grupin B1.

“Dardanët” do të rikthehen me dy ndeshjet e fundit në nëntor, ku do të përballen me Rumaninë dhe Lituaninë, transmeton albanianpost.

Dueli me Rumaninë do të zhvillohet më 15 nëntor, ora 20:45, në transfertë. Ndërsa, takimi i fundit, me Lituaninë, do të luhet në Prishtinë, më 18 nentor, ora 20:45.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit