Kombëtarja Shqiptare e futbollit ka humbur dy pozicione në renditjen e publikuar nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA)
Barazimet kundër Serbisë dhe Letonisë në Grupin “K” kualifikues të Kupës së Botës “SHBA-2026” kanë bërë që Kombëtarja e futbollit të humbasë dy pozicione në renditjen e FIFA-s, me kuqezinjtë që tanimë janë në vendin e 68-të në botë.
Ndërkohë Kosova vijon të ngjitet në renditjen e FIFA-s, duke e gjetur veten në vendin e 95-të, dy pozicione më lart nga ajo që kishte.
Sipas renditjes së FIFA-s, në vendin e parë në botë është Argjentina, e ndjekur nga Spanja, që ka fituar një pozicion dhe Franca, që ka humbur një pozicion në klasifikimin e përgjithshëm. /ATSh/