Home Lajme Rëndë e më rëndë: Kurti në fushatë demonizon prokurorinë, zotohet që pas 9 shkurtit të sjell “prokurori patriotike”

Rëndë e më rëndë: Kurti në fushatë demonizon prokurorinë, zotohet që pas 9 shkurtit të sjell “prokurori patriotike”

0
Rëndë e më rëndë: Kurti në fushatë demonizon prokurorinë, zotohet që pas 9 shkurtit të sjell “prokurori patriotike”

Pas çdo fjalie duke e rënduar shumë e më shumë, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, hodhi pafund sulme ndaj prokurorisë vendore duke i nënkuptuar për jo-patriotë dhe pengues të luftimit të strukturave paralele serbe.

Këtë e mori shkas në aksionin e fundit qeveritar për mbylljen e disa dhjetra zyrave të këtyre strukturave – për të cilat e angazhoi Policinë e Kosovës me urdhër politik.

“Si mos me qenë e Kosovës kjo prokurori”, tha Kurti në oktava tejet të larta në tubimin zgjedhor në Istog.

“Prokuroria e shtetit tonë është e kapur… Pas 9 shkurtit, kur ne të fitojmë me mbi 500 mijë vota, rendi i vjen një prokurorie të re patriotike e profesionale”, tha Kurti.

“Krerët e prokurorisë nuk po na mbështetën në luftimin e krimit, po na pengojnë në luftimin e strukturave të Serbisë. Si mos me qenë e Kosovës kjo prokurori. Nuk ka nevojë Kosova për këso prokurorie, duhet të ketë të re që vjen pas fitores sonë”, tha Albin Kurti.

Këto sulme të Kurtit, vinë vetë një ditë pas sulmeve që Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e bëri të njëjtën dje në Podujevë: “Këta prokurorë s’kanë vend në prokurori”, tha ajo.

“E përshëndesim policinë dhe ministrin Sveçla. Falemnderit policisë për këtë angazhim që s’e kemi parë asnjëherë më parë. Por, të dashur qytetar policia sot u la vetë nga policia, thanë që ne s’kemi dorë në mbylljen e këtyre strukturave”, tha Haxhiu.

“Por u çojmë mesazh, që ata prokurorë që nuk guxojnë le të shkojnë. Sepse vendi i tyre nuk është në prokurori, le të shkojnë në shpi, duhet me dhanë përgjegjësi. Do të angazhohemi maksimalisht, që të gjithë prokurorët që nuk angazhohen të japin përgjegjësi”, tha

Rikthim te fushata e sotme e Kurtit…

Në konstatime totalitare tha se “të gjithë do të na votojnë, ama bash të gjithë”.

“Pse këta nuk i luftojshin strukturat e Serbisë? Vetëm këto katër vjet, kemi shktaërruar aq shumë grupe kriminale, e rrugë të kontrabandës, aq shumë laboratore të drogës, kemi shkatërruar aq shumë struktura paralele, saqë të krijohet përshtypja që këtu më shumë kish pas struktura kriminale se sa institucione shtetërore”, tha Albin Kurti.

“Por, le të kthehemi te pyetja themelore. Pse këta i toleraun? Pse këta bashkëjetuan me këta struktura? Bindja ime e fuqishme është për shkak se u korruptuan. E pas korrupsionit nuk ke më ideale, e nëse flet më s’të beson kurrëkush. E të korruçptuarit nuk mund ta luftojnë Serbinë”, tha ai.

“Pra, kur politikani ndahet prej qytetarëve, fizikisht emocianlisht shpirtërisht e materialisht, ai e vendos interesi ne veçant mbi interesin e përgjithshëm”.

Kurti shkoi edhe më larg duke paramenduar ish-Presidnetin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, se po të ishte gjallë ky i fundit do të thoshte që LDK-ja “më e vërtetë në Kosovë dhe shqiptari…është Donika Gërvalla”.

“E unë besoj, që biri juaj, presidenti historik Ibrahim Rugov Po të kishte qenë gjallë sot, për mbesën tuaj, Donika Gërvallën. Që i ka dajt për Istogun, Do të kishte thënë LDK më të vërtetë se Donika në Kosovë e në shqiptari s’mundeni me gjet”, tha Albin Kurti.

Exit mobile version