Këngëtarët e njohur shqiptarë, Remzie dhe Nexhat Osmani, kanë prezantuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.
“Luj e Duje” mban titullin bashkëpunimi i radhës i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kënga me plot ritëm tashmë është lansuar edhe në YouTube, në kanalin e tyre zyrtar.
Teksti është shkruar nga 2 Step, kurse për muzikën dhe aranzhmentin u kujdes Marsel Gunga.