11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

REL: Policia nuk konfirmon nëse ka nisur hetim për grafitin kundër homoseksualëve në Prishtinë

- Advertisement -

Sot në oborr të kampusit të Universitetit të Prishtinës UP, u pa një grafit me mbishkrimin “Vrisni homoseksualët”, apo në original “kill the gays”.

Në lidhje me këtë, Radio Evropa e Lirë ka shkruar se Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar nëse ka nisur apo jo ndonjë hetim ndaj një grafiti në Prishtinë të hënën, i cili bënte thirrje për vrasjen e homoseksualëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë Radios Evropa e Lirë të hënën vonë se çdo mbishkrim i cili ka elemente serioze trajtohet nga policia.

Por, REL raporton poashtu se për mbishkrimin e 7 gushtit në kampusin e UP-së, Boroci thotë se deri tani, nuk ka ndonjë informacion.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit