Radio Evropa e Lirë raporton se konferenca e donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte planifikuar në marrëveshjet ndërmjet liderëve të dy shteteve me Marrëveshjen Themelore në Bruksel dhe Ohër nuk do të organizohet njëherë për njëherë.
Marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel dhe Aneksin i zbatimit që u dakordua më 18 mars në Ohër parashihnin organizimin e konferencës së donatorëve, 150 ditë pas arritjes së marrëveshjes, me qëllim krijimin e një pakoje financiare për Serbinë dhe Kosovën, por pagesa do të bëhej vetëm pasi të konstatohej se të gjitha pikat e marrëveshjes janë zbatuar.
Por, REL rasporton se pasi që asnjëra palë nuk ka zbatuar asnjërën nga pikat, për momentin nuk ka disponim për mbajtjen e konferencës së donatorëve.
E deri sa për tensionet në veri, shtizat e kritikave u kthyen nga Kosova, përgjegjësia për heqjen nga agjenda të planeve për konferencë të donatorëve, është e të dyja palëve, sepse as Kosova e as Serbia nuk kanë filluar zbatimin e marrëveshjeve nga Ohri dhe Brukseli, raporton Radio Evropa e Lirë.