31.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

REL: Komisioni Evropian pritet të rekomandojë nisjen e negociatave për anëtarësimin e Bosnjës e Hercegovinës në BE

- Advertisement -

Komisioni Evropian pritet të miratojë rekomandimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Bosnje e Hercegovinës në Bashkimi Evropian në takimin e kolegjit të martën në Strasburg.

Burime diplomatike në Bruksel kanë bërë të ditur për Radio Evropa e Lirë se strukturat e Komisionit janë pajtuar për këtë vendim, dhe pritet që ai të formalizohet në takimin e së martës.

Procedurat e Bashkimit Evropian parashikojnë që Komisioni Evropian të japë rekomandime për nisjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa vendimet përfundimtare merren nga Këshilli Evropian.

Pas rekomandimit të Komisionit, liderët e 27 vendeve anëtare duhet të miratojnë vendimin në samitin e BE-së, i cili pritet të mbahet më 21 dhe 22 mars në Bruksel.

Të ngjashme

Të fundit