Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, nuk deshi të përgjigjej në pyetjet e gazetarit në lidhje me faktin se të martën do t’u ndahen ca çmime nderi Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Gazetari i VOX Kosova kërkoi nga Hajrullahu të japë ndonjë shpjegim se pse do të nderohen me çmime dyshja që udhëhoqi Kosovën për gati pesë vjet duke e rrasur në sanksione.
“Hajde nesër e sheh”, tha rektori i cili ishte mbështjellur me një xhaketë të trashë dhe me një kapuç që ia mbulonte edhe veshët.
Çmimi që do t’u ndahet Kurtit e Osmanit quhet ‘Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës’, kinse për frymëzim të gjeneratave nga ndërtimi dhe përfaqësimi i shtetit.