Ndeshja e javës së 14 të Eredivisie në Holandë mes Waalwijk dhe Excelsior ka hyrë në historinë e futbollit të këtij vendi pasi për 45 minuta arbitri Bas Nijhuis theu një rekord duke mos i fryrë bilbilit asnjëherë.
Gjyqtari holandez nuk fërshëlleu asnjë faull gjatë gjithë pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të ndeshjes kjo ndryshoi, por takimi përfundoi me një numër jashtëzakonisht të ulët faullesh, 9 në total.
Nijhuis është arbitri që ka dhënë më pak faulle dhe ka treguar më pak kartonë të verdhë këtë sezon në kampionatin holandez të futbollit. Ai ende nuk e ka nxjerrë kartonin e kuq këtë sezon.
Ai njihet si një gjyqtar që nuk akordon shpesh faulle, por i pëlqen ta lërë lojën të luhet pa ndërprerje të shpeshta.