5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rekord kursimesh: Kosovarët kanë mbi 5.5 miliardë euro depozita në banka

- Advertisement -

Mbi 5.5 miliardë euro ka arritur shuma e përgjithshme e depozitave të kosovarëve në sektorin bankar të vendit, raporton portali Front Online.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga kjo shumë e përgjithshme 3.6 miliardë euro janë depozita të ekonomive familjare, përderisa rreth 2 miliardë euro janë depozita të korporatave.

Për këtë shumë miliardëshe, bankat komerciale u paguajnë depozituesëve normë vjetore të interesit prej 1.8%.

Në anën tjetër, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga bankat në janar 2023 ka arritur në mbi 4.3 miliardë €. Ndërkaq, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.6%, një rritje e konsiderueshme në raport me një vit më parë.

Nga normat e interesit dhe shërbimet bankat komerciale në Kosovë veç në muajin janar të këtij viti kanë fituar hiç më pak se 13.4 milionë euro neto.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit