-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Rekomandohet suspendimi i tre policëve që s’intervenuan në një përleshje

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë pasi dyshohet se kane hasur në një përleshje mes disa personave më 16 janar në Podujevë, por s’kanë intervenuar.

Sipas IPK-së, në rrugë disa persona ishin përleshur, derisa zyrtarët policorë kanë kaluar në atë segment të rrugës me veturë private por me uniformë zyrtarë. Ata kanë kontaktuar me palët e përfshira, por s’kanë arrestuar askënd e as s’kanë marrë ndonjë veprim “kështu që palët e dyshuara janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

Sipas dyshimeve të IPK-së, kjo ka ndodhur pasi njëri prej zyrtarëve kishte lidhje familjare me njërin prej të dyshuarve.

“Incidenti i përleshjes në mes palëve të dyshuara raportohet të ketë ndodhur më 16 janar 2025 në Podujevë ku disa persona ishin përleshur fizikisht ne mes veti. Zyrtarët policorë kanë kaluar në ato momente në atë segment të rrugës me veturë private (por në uniformë zyrtare) dhe kanë kontaktuar me palët e përfshira në këtë rast. Sidoqoftë, bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se këta zyrtarë policorë  nuk kanë arrestuar ndonjë nga të dyshuarit dhe nuk kanë marrë ndonjë shënim apo veprim tjetër kështu që  palët e dyshuara janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshimet e hetuesve të IPK-së janë se kjo kishte ndodhur pasi që njëri nga zyrtarët policor kishte lidhje familjare me njërin nga të dyshuarit”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit.

Policët dyshohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

IPK-ja ka theksuar se do të vazhdojë të ndërmarrë veprime të tjera hetimore që çojnë në ndriçimin e këtij rasti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit