26.1 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Rekomandohet suspendimi i një polici, verifikoi sistemin e të dhënave të një qytetari

- Advertisement -

Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas IPK-së, hetuesit kanë filluar një hetim me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit apo autoritetit zyrtar”.

“Kurse pas konsultave me Prokurorinë e Themelore në Prizren rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar në sistem të dhënat e një qytetari – shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Tutje, IPK-ja bëri të ditur se qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikëkalim kufitar, kurse dyshimet janë se zyrtari policor e ka bërë këtë verifikim që ta vërtetonte se qytetari ishte apo jo në kërkim policor.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Prizren do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit