15.5 C
New York
Sunday, November 2, 2025

Buy now

Rekomandohet suspendimi i dy policëve të dyshuar për neglizhencë në vrasjen në Drenas

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Drenas, pasi dyshohet se ata kanë neglizhuar realizimin e detyrave të tyre në lidhje me vrasjen që ndodhi gjatë së shtunës në Fushticë të Poshtme të Drenasit.

Në një njoftim të IPK-së bëhet e ditur se hetuesit kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore fillestare, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, theksohet se rekomandimi për suspendimin e zyrtarëve është bërë me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor dhe parandalimit të ndonjë ndikimi të mundshëm në prova apo dëshmitarë.

“Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Drenas .
Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Nga të dhënat e mbledhura deri më tani gjatë hetimeve të IPK-së dyshohet se zyrtarët policorë kanë treguar neglizhencë gjatë realizimit të detyrës zyrtare dhe ndërmarrjes së veprimeve lidhur me një vrasje që është raportuar dje në orët e pasdites në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit. Bazuar në hetimet fillestare dhe në autorizimet ligjore të IPK-së, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor dhe parandalimit të ndonjë ndikimi të mundshëm në prova apo dëshmitarë , është rekomanduar suspendimi i zyrtarëve në fjalë. Hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit