-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Rekomandimi për konsull të përgjithshëm i Blerim Rekës në SHBA – Kadrijaj i drejtohet me kërkesë Glauk Konjufcës

- Advertisement -

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj e ka kritikuar Vetëvendosjen duke thënë se e kanë bërë në mënyrë të jashtëligjshme rekomandimin e Blerim Rekës për konsull të përgjithshëm në Nju Jork.

Kadrijaj përmes një letre të cilën e ka siguruar Insajderi iu është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca duke e njoftuar për pa rregullsitë që kanë ndodhur gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Deputetja ka kërkuar nga Zyra ligjore e Kuvendit si dhe nga kryetarit Konjufca që ta anulojnë vendimin e marrë sipas saj jo ligjërisht nga kryetari i komisionit, Haki Abazi.

Kadrijaj ka sqaruar se në mbledhjen e15 korrikut nuk ka pasur kuorum. Por kjo nuk e ka penguar Abazin ta vazhdojë mbledhjen duke marrë votën pro rekomandimit të Rekës për konsull të përgjithshëm në Nju Jork.

Abazi sipas deputetes së AAK-së ka telefonuar dy deputetë, Adelina Graincën e Bahrim Shabanin për të pranuar votë pro.

Vendimi:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit