14.5 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Reka: Gjyqësia ndërkombëtare e heshtur ndaj krimeve serbe në Kosovë

- Advertisement -

Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka marrë pjesë në një ekspozitë të fotografive `Krimet serbe në Kosovë`, në Monroe University në New York.

Në një postim në Facebook, ambasadori Reka bëri të ditur pjesëmarrjen në Monroe University në New York, në hapjen e ekspozitës së fotografive: ”Krimet serbe në Kosovë”, e cila është organizuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, si dhe Këshilli Shqiptaro-Amerikan dhe organizata New Life for Kosova.

“Fotografitë janë edhe një provë për gjenocidin e fundit të Serbisë në Kosovë, si vazhdimësi e zbatimit të 35 programeve serbe për shfarosjen e shqiptarëve, për më shumë se një shekull. Si atëherë edhe sot, gjyqësia ndërkombëtare, mbeti e heshtur dhe e vonuar. Justice delayed, is justice denied”, ka shkruar Reka.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit