-6.2 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Reichert e ambasadës amerikane viziton Manastirin e Deçanit, rikonfirmon mbështetjen për lirinë fetare

- Advertisement -

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për një vizitë në Manastirin e Deçanit, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Sipas njoftimit, këshilltarja politike-ekonomike e Ambasadës së ShBA-së, Amy Reichert, ka vizituar manastirin, ku është takuar me Atin Sava, për t’u informuar më nga afër mbi historinë e këtij objekti të veçantë të trashëgimisë kulturore, si dhe për të dëgjuar shqetësimet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Reichert rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për lirinë fetare dhe bashkëjetesën paqësore për të gjitha komunitetet në Kosovë. /Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit