-8.7 C
New York
Friday, January 30, 2026

Buy now

Rei Manaj largohet përfundimisht nga Sharjah FC, pritet rikthimi te Sivaspori

- Advertisement -

Rei Manaj i ka dhënë lamtumirën pas vetëm 6 muajsh klubit të tij Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është ndarë përfundimisht me klubin në fjalë, i cili ka zyrtarizuar akordin me një njoftim në rrjetet sociale.

“Sharjah FC ka ndërprerë kontratën me futbollistin shqiptar Rei Manaj me marrëveshje. I urojmë fat të mbarë dhe sukses për karrierën e tij në vijim”, shkruhej në njoftimin e klubit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Manaj kërkon t’i bashkohet që sot klubit të SIvaspor në Turqi, arsye pse prishi një kontratë nga e cila përfitonte 3,9 milionë euro nga klubi i Sharjah, siç shkruhej në një mesazh që postoi një tifoz pak ditë më parë. Tani pritet vetëm udhëtimi i tij drejt Turqisë dhe firma me klubin ku u bë i njohur si një golashënues në Superligën e këtij vendi.

Të ngjashme

Të fundit