Shkruan: Isa Krasniqj
Ka ditë që botën e internetit dhe mediat në Republikën e Kosovës, i kanë vërshuar fotot dhe videot skandaloze të grumbujve të qytetarëve, nëpër shumë objekte komunale të vendit, për qëllim të regjistrimit, në procesin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Ndërtesave.
Në aspektin moral dhe të organizimit është turp, është më shumë se marre, që ASK-ja si përgjegjëse kryesore e këtij procesi ta sjellë këtë proces shumë të rendësishëm për vendin, në një katrahurë të tillë.
Në aspektin profesional është tejet e papranueshme që kaq haptas të shkelet:
Ligji i Regjistrimit të Popullsise
Standardet ndërkombëtare të regjistrimit të popullsisë
Konfidencialiteti i të dhënave statistikore
Privatësia dhe të dhënat personale
Udhëzuesi i regjistrimit të popullsisë
Shumë e shumë shkelje të tjera, me të cilat do të merrem herave të tjera.
O njerëz, pyetjet dhe përgjigjet në proces të regjistrimit te popullsisë, janë tejet konfidenciale dhe private personale, ndersa videot dhe fotot gjithandej sallave të ovjekteve komunale, tregojne regjistrimin grupor të cilat cenojnë në mënyrë flagrante, konfidencialitetin, privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale.
Sot, menaxhmenti i lartë i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që sipas ligjit janë përgjegjësit kryesor të Regjistrimit te Popullsisë, në mos dorërheqjeve të parevokueshme, do të duhej të kërkonin falje publike ndaj qytetarëve të Relublikës së Kosovës.
Për cilësinë katastrofale të këtij regjistrimi, do të merrem pas përfundimit të këtij procesi.