10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Regjistrimi i popullsisë, Hyseni: Jemi duke bashkëpunuar me ASK-në që të sigurojmë cilësinë e rezultatit

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se janë duke bashkëpunuar ngushtë me Agjencinë e Statistikave të Kosovës në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Hyseni ka thënë se me ASK-në janë duke bashkëpunuar që të sigurojnë procesin dhe cilësinë e rezultatit.

Sot ka filluar regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Kosovës. Me Agjencinë e Statistikave të Kosovës po bashkëpunojmë ngushtë dhe me përkushtim të madh që të sigurojmë procesin dhe cilësinë e rezultatit.” – ka shkruar Hyseni.

Ai tutje ka thënë se gjatë ter ditës regjistruesit dhe mbikëqyrësit janë shpërndarë e angazhuar në këtë fazë të rëndësishme për vendin.

Gjatë gjithë ditës, të shpërndarë në të gjitha lokalitetet e komunës, fshatra dhe lagje të qytetit ishin regjistruesit dhe mbikëqyrësit e angazhuar në këtë fazë të rëndësishme për vendin. Pas njoftimeve derë më derë fillon grumbullimi i të dhënave e me të edhe njohja jonë me të tashmen dhe projeksioni për ndërtimin e të ardhmes. Planifikimi për dhjetëvjeçarin e ardhshëm në ekonomi, shëndetësi e arsim dhe çdo fushë të rëndësishme, merr trajtën e duhur nga ky regjistrim.”

“Për herë të parë deklarohemi edhe për dëmet njerëzore dhe ekonomike nga lufta e fundit, andaj pyetësori si formë plotësimi është deklaratë e rëndësishme për komunën dhe vendin, kujtesën tonë për të kaluarën dhe rrugën për të ardhmen. Planifiko të ardhmen. Regjistrohu!” – ka shkruar Hyseni.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit