2.7 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Regjisori i emisionit dhe dëshmitarja e aksidentit japin versionet e tyre për zënkën Donald-Einxhel

- Advertisement -

Debati i djeshëm Donald- Einxhel duket se është më i ashpri që kemi parë në “Big Brother VIP”  dhe kjo po përforcohet edhe nga përmasat që po merr jashtë shtëpisë. Mes të tjerash, ata treguan edhe versionet e tyre për zënkën që kanë patur kur bashkëpunuan për një emision, “Binjakët show”.

Einxhel akuzoi Romeon dhe Donaldin se nuk e paguan, ndërkohë që sipas saj, ata ishin jo korrektë në oraret e punës, duke e lënë atë të priste me orë të tëra për xhirimet. Po ashtu, ajo tha që ishte aksidentuar me makinë në ditën e xhirimeve dhe Donaldi me Romeon as nuk u interesuan për të.

Së fundmi, në profilin e Einxhel në Instagram është bërë respost një postim nga mikesha e Einxhel e cila shkruan se ka qenë me të kur u aksidentua.

Personi me të cilin ti ke bërë aksident atë ditë kam qenë unë, isha duke të cuar me makinën time në xhirime. E njoh mirë historinë dhe e di që po tregon të vërtetën. Me kujtohet që u ndjeva në faj dhe më është dukur sikur e gjitha ndodhi prej aksidentit që pësove me mua. Nuk është e nevojshme t’i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe as atë profesionale. Ne atë lojë ke treguar vlera dhe forcë të madhe.”

Regjisori i emisionit dhe dëshmitarja e aksidentit japin versionet e tyre

Nga ana tjetër, një reagim ka ardhur edhe nga regjisori i emisionit, “Binjakët show”. Ai pretendon se Einxhel nuk ka qenë korrekt dhe prandaj është hequr nga puna.

Kam qenë regjizor i Binjakët Show. Për sa i perket debatit të mbrëmshem midis Donaldit dhe Einxhel në Big Brother Albania VIP, ndiej detyrimin të mbaj një qendrim për të mirën e asaj që jo gjithë cfarë thuhet duhet pertypur! Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret! Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit.”- shkruhet në statusin e rishpërndarë nga Romeo.

Regjisori i emisionit dhe dëshmitarja e aksidentit japin versionet e tyre

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit