Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur sot një aksion tek Kuvendi.
Ata kanë bllokuar hyrjen e Parlamentit, aty ku sot do të mbahet një seancë e rëndësishme.
Madje ata në hyrje të Kuvendi u kanë vendosur deputetëve të VV-së nga një medalje në shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit.
“Sot është seanca e Zajdenicës, fillimisht edhe deputet janë të Zajdenicës. Po ua japim nga një medalje për punën që e kanë bërë për themelimin e kësaj Zajdnicës”.
Nē Kuvend, Kurti do të raportojë kryeministri për takimet dhe dakordimet në Bruksel për Asociacionin dhe çështje tjera që lidhen me dialogun.