Toulouse fitoi Kupën e Francës disa ditë më parë pas triumfit të thellë 5-1 ndaj Nantes, trofeu i parë në histori që fiton klubi 52-vjeçar francez.
Këto dy skuadra përballen sërish sot mes tyre, por tashmë për llogari të javës së 25-të në Ligue 1.
Liga Profesionale Franceze ka vendosur që të gjithë skuadrat të zbresin në fushë me fanella me ngjyrat e ylberit, simboli i komunitetit LGBTQ+.
Nisma e Ligës bëhet për luftuar homofobinë. Por, një pjesë e lojtarëve të Toulouse janë rebeluar, pasi nuk pranojnë të zbresin në fushë.
Shtypi francez shkruan se pesë prej tyre i kanë kërkuar trajnerit të mos i llogarisë për takimin ndaj Nantes. Ata janë Zakaria Aboukhlal, Moussa Diarra, Fares Chaibi, Logan Costa dhe Said Hamulic