Ka dështuar sërish përpjekja e gjigantit italian AC Milan, për të transferuar futbollisitn e Club Brugge Ardon Jasharin.
Klubi belg, Club ka refuzuar edhe ofertën e re të “Rossonerëve”.
Raportoher se oferta e rritur e Milanit prej 38 milionë eurosh nuk ka bindur drejtuesit e Brugge-it, të cilët vazhdojnë të mbeten të palëkundur në qëndrimin e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, kishte deklaruar më herët se klubi nuk do të shkonte më lart me ofertën financiare për 22-vjeçarin.
Mesfushori kosovar pati një sezon të jashtëzakonshëm me Brugge.
Ai luajti në 52 ndeshje, duke kontribuar me katër gola dhe gjashtë asistime.
Kulmi i sezonit për të ishte fitimi i Kupës së Belgjikës, ndërsa u shpall edhe lojtari më i mirë i sezonit nga klubi.
E ardhmja e tij mbetet ende e paqartë, por një gjë është e sigurt, Club Brugge nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga ylli kosovar