Një gjykatës i Nju Jorkut ka refuzuar një kërkesë nga ekipi ligjor i Donald Trump për një gjyq të pavlefshëm, në një gjyq civil për përdhunim dhe shpifje.
Shkrimtarja E Jean Carroll, ka paditur Trumpin, duke pretenduar se ai e përdhunoi atë në një dyqan në Manhattan në mesin e viteve 1990.
Trump e ka mohuar vazhdimisht akuzën e saj, duke e quajtur “trillim” atë.
Gjyqi filloi javën e kaluar në një gjykatë federale në New York City.