-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Refuzimi i Kurtit këtë mëngjes ndaj ShBA-ve dhe vendeve mike për shtyrjen e afatit, nxiti veprimin e serbëve në veri

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin  Kurti duket se ka refuzuar edhe njëherë kërkesën e miqve ndërkombëtarë të Kosovës për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave në RKS.

Gazeta 10 merr vesh nga burime të besueshme ndërkombëtare se një “delegacion i vendeve të QUINT-it i përbërë nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia kanë qëndruar nga mëngjesi i ditës së sotme në zyrën e Kurtit me një kërkesë të thjeshtë”.

Sipas këtyre burimeve, kërkesa kishte të bënte me shtyrjen e afatit të konvertimit të tabelave veturave të serbëve për dhjetë (10) muaj në mënyrë që të shmangej bojkoti i serbëve ndaj institucioneve të Kosovës.

Duket që refuzimi i Kurtit ndaj kërkesës amerikane dhe miqve tjerë, ka nxitë serbët drejt vendimit për tu larguar nga institucionet duke provokuar kështu një përshkallëzim të situatës në veri të vendit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit