28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Referendumi në veri, Gjoshi i PDK-së i reagon Kurtit: Asnjë rezultat, rikthim në pikën zero

- Advertisement -

Betim Gjoshi, sekretar i PDK i ka reaguar kryeministrit Kurti pas përfundimit të votimit në veri. 

“Zero votues nëpër vendvotime. Shkolla të mbyllura. Humbje e qindramijëra eurove. Asnjë rezultat. Rikthim në pikën zero”, tha ai ndër tjerash.

Reagimi i plotë:

Postimi i plotë:

Zero votues nëpër vendvotime. Shkolla të mbyllura. Humbje e qindramijëra eurove. Asnjë rezultat. Rikthim në pikën zero. Tani, kjo maskaradë, sepse e tillë është, kujt po i shërben? Pse ky ngulm me ia prishë kaq shumë imazhin Kosovës. Ku mbetën serbët lojal të Kryeministrit? Përmes këtyre zgjedhjeve, vetëm sa u shpërfaq dobësia e këtij pushteti edhe një herë. Ju kemi thënë qysh në fillim që ky proces është anti-ligjor, i pamenduar mirë dhe, më e keqja, i dëmshëm – ashtu siç u vërtetua të dalë. Megjithatë, një gjë, përmes këtyre zgjedhjeve, Kryeministri dhe Qeveria kanë arritur të bëjnë: dëm të pariaprueshëm Kosovës dhe proceseve demokratike. Çfarë tash, Kryeministër?

https://www.facebook.com/share/p/SnT7WJSRj6mvDUc1/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit