Qysh në fillim të përgjigjës së tij, O’Brien e tha se ShBA-së nuk i takon të marrë vendim në lidhje me një referendum të mundshëm:
“…Dua të them, e mira me marrëveshjen marsin e kaluar ishte se Prishtina ëpajtua që do të kryente veprime të caktuara me Brukselin, Beogradi ëpajtua për veprime të caktuara edhe me Brukselin, dhe tani u takon palëve të ndjekin atë për të cilën kanë rënë dakord”.
Ndihmëssekretari përmendi edhe një herë që raportuesja e Këshillit të Evropës, Dora Bakojanis, e ka bërë qarte që duhet zbatimi i Asociacionit.
Sipas tij madje, në rast të një referendumi, Kosova do të largohej nga rruga të cilën ka dashur ta fillojë në 15-20 vitet e fundit.
“Dhe përsëri, hapi aktual që duhet të bëjë Kosova është të përparojë në rrugën e saj me Këshillin e Evropës. Për ta bërë këtë, raportuesja e Këshillit të Evropës e ka bërë të qartë se duhet bërë përparim thelbësor dhe më pas zbatimi i Asociacionit. Tani, nëse ndonjë organ qeverisës, një referendum apo ndonjë hap në Kosovë, dëshiron të marrë një vendim tjetër, kjo është sigurisht e drejta juaj. Por pasoja do të ishte largimi nga rruga të cilën Kosova ka thënë se dëshiron të marrë në 15 deri në 20 vitet e fundit.” – ka thënë ai.
Pika e “nxehtë” e Asociacionit
Kosova e ka plotësuar kriterin e kërkuar që prej aplikimit për anëtarësim në KiE – pranimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që 24 hektarë tokë përreth i takojnë Manastirit të Deçanit.
Kështu, edhe në raportin e siguruar nga Nacionale, i cili mban datën e ditës së sotme, pra 22 mars, rekomandohet anëtarësimi i Kosovës.
Megjithatë, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, përmendet plot 27 herë në këtë raport. Asambleja e konsideron të rëndësishëm themelimin e Asociacionit.
Sipas raportit, kjo është një mënyrë për të rritur pjesëmarrjen dhe fuqizimin demokratik të serbëve të Kosovës, si dhe për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Po ashtu, përmendet se kjo çështje, duhet të përfshihet për “shqyrtim të ardhshëm” nga Komiteti i Ministrave, si një angazhim pas anëtarësimit të Kosovës.
“Kuvendi e konsideron themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe një hap të rëndësishëm dhe një mënyrë për të rritur pjesëmarrjen dhe fuqizimin demokratik të serbëve të Kosovës dhe për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të tyre. Kuvendi konsideron se themelimi i Asociacionit duhet të përfshihet në shqyrtimin e ardhshëm nga Komiteti i Ministrave të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si një angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”, është thënë në raport.