20.3 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

Reece James rikthehet ndaj Arsenalit

- Advertisement -

Mbrojtësi i Chelseas Reece James pritet të rikthehet në vikend në përballjen ndaj Arsenalit.

Anglezi mori një tjetër lëndim në këtë fillim të sezonit, gjë që ndikoi të mungojë në shtatë javët e para.

Ai mungoi në humbjen 1:0 ndaj Aston Villas pasi ishte i suspenduar, mirëpo që pritet të jetë një ndihmë e madhe për Mauricio Pochettinon në vikend.

Siç raportojnë mediat britanike, James pritet të jetë i gatshëm për të udhëtuar me skuadrën londineze për përballjen ndaj Topçinjve, por ende nuk dihet nëse mund të luajë nga minuta e parë.

Chelsean tani e pret një kalendar i ngjeshur pasi do të përballet me top skuadrat angleze xhiro pas xhiro.

Përballja e parë është kundër Arsenalit, që janë në formë të shkëlqyer dhe së fundmi mposhten edhe kampionin e Anglisë Manchester City.

Momentalisht, “Blutë” kanë nëntë pikë më pak se rivali lokal andaj do t’i synojnë pikët e plota që të rikthehen në garë për top katërshe.

Ndërkohë, te Chelsea pritet të jetë i gatshëm edhe shqiptari Armando Broja që mungoi në dy ndeshjet e Shqipërisë që të mos rrezikohet.

Të ngjashme

Të fundit