6.9 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Rexhepi po përfaqëson Kosovën në Samitin Ndërkombëtar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Stamboll

- Advertisement -

Zëvendëskryeministrja për Çështje e Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, znj. Emilija Rexhepi po përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin Ndërkombëtar për të Drejtat e Përsonave me Aftësi të Kufizuara në Stamboll të Turqisë, raporton Scanner.

Ky samit ndërkombëtar ëshzë organizuar nga US Institute of Diplomacy and Human Rights, dhe është i pari Samit Nsërkombëtar, që po marrin pjesë 47 shtete nga gjashtë kontinente të botës.
Samiti është një ngjarje që bashkon qeveritë, bizneset dhe shoqërinë civile për të diskutuar politikat për diversitetin dhe përfshirjen, si dhe për të paraqitur teknologjitë më të fundit për personat me aftësi të kufizuara.

Samiti i këtij viti do të fokusohet në partneritetet publike-private dhe përgjegjësinë sociale, dhe se si këto mund të ndihmojnë në promovimin e përfshirjes më të madhe të personave me aftësi të kufizuara.
Samiti, po ashtu, do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të mësuar se çfarë po bëjnë kompanitë dhe qeveritë për të promovuar përfshirjen dhe se si ne të gjithë mund të luajmë një rol të rëndësishëm për ta bërë botën një vend më gjithëpërfshirës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit