10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Reduktimi i Policisë në Veri / Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë

- Advertisement -

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar pasi Policia e Kosovës dhe EULEX dhe KFOR’i kanë bërë vlerësimine përbashkët të sigurisë në Veri.

Numri i policëve rreth komunave veriore ka nisur të reduktohet, sipas marrëveshjes së Brastislavës të arritur mes Kosovës dhe BE-së.

Në lidhje me vlerësimin e Policisë dhe EULEX‘it dhe KFOR’it, Lajçak thotë se është hap i rëndësishëm drejt deskalimit të plotë.

”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, @EULEXKosovo dhe @NATO_KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në Veri të Kosovës ka pasur tensionim që nga maji i këtij viti, pasi serbët lokalë nuk pranonin kryetarët e zgjedhur shqiptarë prej votimeve të prillit në komunat veriore.

Ka pasur edhe protesta të dhunshme ku u lënduan policisë të Kosovës, zyrtarë të KFOR’It, si dhe punonjës të mediave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit