Angazhimi i NATO’s ndaj KFOR’it mbetet i fortë ka thënë Aleanca në një përgjigje pas deklaratave të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili sugjeroi se ulja e numrit të trupave amerikane në Europë mund të jetë opsion si pjesë e një ujdie me Moskën. NATO shton se dekadat e paqes së fituar me mund nuk duhet të rrezikohen.
Një zyrtar i NATO’s ka konfirmuar se përkushtimi ndaj misionit të KFOR-it në Kosovës është i fortë dhe se vazhdon të përmbushë misionin e tij të dalë nga OKB-ja.
“Për më shumë se dy dekada, KFOR-i ka ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Dekada të paqes së fituar me vështirësi nuk duhet të rrezikohen. Angazhimi i NATO-s ndaj KFOR-it mbetet i fortë”, tha një zyrtar i NATO’s për Gazetën Express.
Por, ai shtoi se stabiliteti në rajon nuk varet vetëm prej tyre dhe tha se zgjidhja për konfliktin Kosovë-Serbi është politike, prandaj edhe e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi.
“Stabiliteti në rajon në fund të fundit varet nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës. Zgjidhja për paqen afatgjatë është politike. NATO vazhdon të mbështesë Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si korniza e vetme për të zgjidhur çështjet politike duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ne presim që Beogradi dhe Prishtina të angazhohen në mirëbesim”, tha NATO.
Aleanca potencoi se “n vazhdën e dhunës në vitin 2023, ne dislokuam rreth 1000 trupa shtesë në Kosovë dhe rritëm prezencën e KFOR-it në veri të Kosovës”.
Përgjigjja e NATO’’s vjen pas deklaratave të Hegseth, i cili dje ka thënë se “gjithçka është në tryezë” për të sjellë paqen në Ukrainë dhe sugjeroi që reduktimi i numrit të trupave amerikane në Europë mund të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje.
Hegseth u pyet nëse Europa duhet të përgatitet që SHBA të shkurtojë numrin prej 100,000 trupash që ka vendosur në kontinent dhe ai duket se i lidh dislokimet me negociatat për Ukrainën