-1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Reduktimet e rrymës/ Kurti dikur thoshte se duhet të bie pushteti, tani thotë se termocentralet janë vjetëruar

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka folur për krizën energjetike me të cilën po përballet vendi.Si arsyetime për këtë gjendje, Kurti ka dhënë vjetërsinë e termocentraleve dhe çmimin e lartë ndërkombëtarisht.

Ka thënë se vjet ka qenë e paimagjinuar se Kosova do të ndodhet në një situatë të tillë sivjet.

“Termocentrali Kosova A ka tri njësi me 60 vjet të vjetra, Termocentrali Kosova B 40 vjet të vjetra. Riparimet po e zvogëlojnë prodhimin e po na shtojnë importimin e reduktimet. Ka qenë e paimagjunuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet”.

“Tash ende pa ardhë dimri ka pasë raste që 1 mgv ka shkuar 1 mijë euro. Situata është shumë e rëndë, ju po shihni cka po thonë edhe liderët në Gjermani, Francë e gjithë Evropën.’’, ka deklaruar Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit