![Reddit thotë se ka rënë prej e një sulmi hakerësh Reddit thotë se ka rënë prej e një sulmi hakerësh](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/02/reddit.jpg)
Reddit, rrjeti social i lajmeve dhe diskutimeve me 50 milionë përdorues në ditë, ka konfirmuar se është hakuar. Më 9 Shkurt Reddit postoi një incident sigurie i cili kishte ndodhur më 5 Shkurt dhe përfunduar në kompromentimin e sistemeve.
Kompania tha se ishte një fushatë e sofistikuar phishing që kishte vënë në shënjestër punonjësit e Reddit. Platforma tha se hakerët kishin fituar akses në dokumente dhe sisteme të brendshme.
Megjithatë Reddit tha se nuk ka prova se sistemet e përdorur për të mbajtur Reddit funksional dhe ruajtur pjesën më të madhe të të dhënave ishte hakuar.
Po sipas kompanisë një hetim i brendshëm nuk gjeti prova se fjalëkalimet e përdoruesve dhe llogaritë janë aksesuar.
Informacionet janë shumë të paketa ndërsa hetimet vazhdojnë. Por si me shumicën e incidenteve të sigurisë, hakerët kanë përdorur fushata phishing për të fituar akses.
Rrjeti social ka rekomanduar përdoruesve që të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë për llogaritë e tyre. Gjithashtu sugjeron përditësimin e fjalëkalimit çdo dy muaj.