Redaktorja e RTK-së, Pranvera Munishi, ka reaguar ashpër pasi zëdhënësi i qeverisë gënjeu publikisht për mosndarjen e mjeteve financiare për RTK-në. Ajo e ka quajtur akt të ftohtë çnjerëzie që zbulon më shumë për pushtetin se sa për ata që e mbajnë barrën.
Duke shtuar se, “Le t’i mbulojë turpi ata që në kohë krizash flasin me gjuhën e shkresave, derisa njerëzit mbajnë mbi supe familje, fatura e kredi bankare.”
E plotë:
Nuk ka paga për punëtorët e RTK-së…..
Të kërkohet prej tyre qetësi dhe durim, në këtë situatë përballë krizës financiare dhe presionit psikologjik, është akt i ftohtë çnjerëzie, që zbulon më shumë për pushtetin sesa për ata që e mbajnë barrën.
Ligji, në thelb, është mjet për të ruajtur jetën dhe funksionin institucional e shoqëror, e jo për të fshehur mungesën e vullnetit politik.
Le t’i mbulojë turpi ata që në kohë krizash flasin me gjuhën e shkresave, derisa njerëzit mbajnë mbi supe familje, fatura e kredi bankare.
Kolegë të RTK-së, mos lejoni përçarje, mos ndjeni frikë, jo vetëm për pagat tona, por për vetë ekzistencën e shtëpisë sonë mediale.
Kur zëri ynë është i bashkuar, është më i fortë se çdo akt i heshtur shpërfilljeje që vjen nga çdo zyrtar arrogant i cili pa asnjë përvojë e pa asnjë meritë, është katapultuar në kolltukun e siguruar nga partia.