9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Redaktorja e RTK-së i reagon Leonora Bërbatovcit: Ti e di që bëmë shkelje profesionale, stop ndërhyrjeve nga jashtë

- Advertisement -

Pranvera Munishi, redaktore në Radiotelevizionin e Kosovës i ka reaguar u.d të kryeredaktores, Leonora Bërbatovci, pasi kjo foli për kolegët e distancuar, duke I ftuar në debat.

Munishi në një koment poshtë postimit të Bërbatovcit, ka thënë se problem nuk zgjidhet përmes debateve në studio, por duke pranuar lëshimet që janë bërë.

Madje, sipas saj, edhe vetë Bërbatovci është e vetëdijshme për shkeljen profesionale që është bërë.

“Duke te njohur mire, thelle jam e bindur qe je e vetedijshme per shkeljen profesionale qe eshte bere ate nate, prandaj une jam distancuar, pasi qe me dhjetra here si pergjegjese editoriale kam refuzuar te identifikohem me lajme te cilat i ka gatuar politika.” – ka thënë ajo.

Munishi ka bërë thirrje që të ndalen ndërhyrjen nga jashtë.

Reagimi i plotë:

E dashur shefice, ashtu sic e therrasim njera tjetren ne baza ditore. E kam vetem nje pyetje: Per cfare te ballafaqohemi publikisht?
Ne nuk jemi pale, andaj cdo perballje mes nesh eshte tendence per te shkaterruar institucionin tone, per te cilin me dekada punojme dhe mundohemi ta mbrojme.
Problemi nuk zgjidhet duke dialogu neper studio televizive te mediumeve te tjera. Problemi zgjidhet duke pranuar edhe leshimet por duke u zotuar bashkarisht se do t’i bejme balle secilit presion qe vije ne adrese te shtepise gone mediale.
Te gjithe jemi deshmitare se edhe ne te kaluaren kemi protestuar, madje vetem se eshte kerkuar nderhyrje ne radhitjen hierarkike te lajmit.
Duke te njohur mire, thelle jam e bindur qe je e vetedijshme per shkeljen profesionale qe eshte bere ate nate, prandaj une jam distancuar, pasi qe me dhjetra here si pergjegjese editoriale kam refuzuar te identifikohem me lajme te cilat i ka gatuar politika.
Mendoj se kolegu yne nga TV Dukagjini e ka huq fokusin e trajtimit te problematikes.
Ermal Panduri duhet te therras ne ballafaqim ata qe e prune ne kete gjendje Transmetuesin Publik, deputetet e Partive Politike qe jane pjese te Kuvendit te Kosoves.
Ata jane pergjegjes per situaten e krijuar ne RTK.

Ne bashke, kemi rrugetuar ne kete profesion, prandaj mendoj qe eshte momenti i fundit ta mbrojme shtepine tone mediatike.
T’i themi STOP nderhyrjeve nga jashte.
Secili nga ne kemi bagazh profesional dhe dinjitet njerezor, por per fat te keq prej vitesh jemi kaperthyer nga hienat te cilet vec te miren nuk ja dojne RTK-se!.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit