8.5 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Reçica në Parlamentin e Zvicrës, takon deputeten Schneider dhe senatoren Gmür-Schoenenberger, i fton ta vizitojnë Kosovën

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në vazhdën e takimeve të tij në Zvicër, sot ka takuar deputeten e Parlamentit Konfederal të Zvicrës, Elisabeth Schneider nga Partia Kristian Popullore – anëtare e Komisionit për Punë dhe Jashtme dhe mike e dëshmuar e Kosovës, si dhe senatoren Andrea Gmür-Schoenenberger nga Partia Kristian Popullore.

Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka theksuar se gjatë këtyre takimeve kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për rolin e PDK-së si lidere e opozitës në Kosovë.

“Biseduam për rolin e shqiptarëve në shoqërinë zvicerane, për integrimin e tyre në të gjitha institucionet e shtetit, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të talentëve tanë në sport, kulturë, muzikë, arsim dhe shkencë. Po ashtu, gjatë këtyre takimeve, deputetes Schneider dhe senatores Gmür-Schoenenberger me kënaqësinë më të madhe u bëra ftesë që ta vizitojnë Kosovën.”, ka shkruar Reçica.

Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër, pata nderin që së bashku me bashkatdhetarët Mark Baftijaj, Ragip Xhaka, Qemajl Rexhepi…

Posted by Elmi Reçica on Friday, January 28, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit