Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica dhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, po qëndrojnë në Francë, ku kanë marrë pjesë në formimin e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë.
Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka njoftuar janë zgjedhur 13 anëtarë të këtij këshilli me kryetar Sami Islami dhe nënkryetar Isak Shabani.
“Ky këshill, i cili aktualisht përbëhet nga përfaqësues prej qytetit të Parisit, Lyon-it, Strasburgut dhe Metz-it, do të jetë përgjegjës për organizimin partiak gjithandej ku janë të koncentruar qytetarët tanë. Ky është një hap i madh drejt konsolidimit të strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë shtet.”, shkruan Reçica.