8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Reçica, Çitaku e Hoxhaj vizitojnë dy shoqata kulturore shqiptare në Itali: Impresionuese puna e tyre

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, së bashku me zyrtarë të lartë të kësaj partie si Vlora Çitaku dhe Enver Hoxhaj po qëndrojnë në Itali.

Në Bassano Del Grappa ata themeluan nëndegën e PDK-së, ndërsa vizituan edhe dy shoqata kulturore në Itali.

“Vizituam Shoqatën Kulturore ‘Zëri i Atdheut’ në Montebelluna të udhëhequr nga Isuf Zenelaj, si dhe Shoqatën Kulturore ‘Bashkimi Kombëtar’, në Bassano Del Grappa të udhëhequr nga Avdi Beqiri. Është impresionuese puna të cilën po e bëjnë këto dy shoqata në edukimin, ruajtjen dhe kultivimin e traditave shqiptare, duke organizuar mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit, mbajtjen e turneut tradicional të klubeve të të rinjve shqiptar në futboll dhe organizimin e festave kombëtare”, shkroi Reçica në Facebook.

“Ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare është detyrë kombëtare, andaj këto dy shoqata po e bëjnë punën më së miri dhe për këtë gjë shprehëm falënderimin dhe vlerësimin maksimal për punën e palodhur”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit