Kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, Elmi Reçica, njëherësh deputet i kësaj partie, së bashku me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun dhe deputetin Enver Hoxhajn, po qëndrojnë në Itali, në zonën e Trevizos, me ç’rast, vizituan dy shoqata kulturore që merren edukimin, ruajtjen dhe kultivimin e traditave shqiptare.
Z. Reçica ka shkruar se “ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare është detyrë kombëtare, andaj këto dy shoqata po e bëjnë punën më së miri dhe për këtë gjë shprehëm falënderimin dhe vlerësimin maksimal për punën e palodhur”.
Postimi i plotë i deputetit Reçica:
Vizituam Shoqatën Kulturore “Zëri i Atdheut” në Montebelluna të udhëhequr nga Isuf Zenelaj, si dhe Shoqatën Kulturore “Bashkimi Kombëtar”, në Bassano Del Grappa të udhëhequr nga Avdi Beqiri.
Është impresionuese puna të cilën po e bëjnë këto dy shoqata në edukimin, ruajtjen dhe kultivimin e traditave shqiptare, duke organizuar mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit, mbajtjen e turneut tradicional të klubeve të të rinjve shqiptar në futboll dhe organizimin e festave kombëtare.
Ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare është detyrë kombëtare, andaj këto dy shoqata po e bëjnë punën më së miri dhe për këtë gjë shprehëm falënderimin dhe vlerësimin maksimal për punën e palodhur.
https://www.facebook.com/photo?fbid=778499386967754&set=pcb.778499773634382