14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Realizoi golin e parë me PSG-së, Ramos: Shpresoj të shënoj edhe shumë gola të tjerë

- Advertisement -

Sergio Ramos ka arritur të shënoj golin e parë me PSG-në mbrëmjen e kaluar.  Parizienët fituan 4-0 kundër Reims në “Parc des Princes”.

Ish-mbrojtësi  i Real Madrid realizoi golin e dytë të ekipit të tij pas një insistimi në zonën kundërshtare, duke shënuar kështu edhe golin e tij të parë që kur është transferuar në Paris.

Spanjolli pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur që arriti të shënonte. 35-vjeçari shpreson të shënojë edhe shumë gola të tjerë, ndërsa thekson se tani po përshtatet me grupin.

“Jam i lumtur për golin tim të parë me PSG-në, shpresoj të shënoj edhe shumë gola të tjerë. Kam tre javë që stërvitem me grupin. E rëndësishme është të kap ritmin e shokëve, të vazhdoj të përmirësohem fizikisht dhe të vendos në fushë versionin më të mirë të vetes.

Përshtatja ime këtu ka qenë e vështirë në fillim. Kam jetuar shumë vite në Madrid, por tani ndihem më mirë në Paris”, deklaroi mbrojtësi spanjoll

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit