Reali “shkel” Cityn, Valverde shkëlqen me “hat-trick”

- Advertisement -

Real Madridi dominoi plotësisht në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Championsit kundër Manchester Cityt.

Pa të lënduarit, Kylian Mbappe, Jude Bellingham e Rodrygo, Reali Madridi ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale.

Të mërkurën mbrëma, Reali mposhti bindshëm Cityn me rezultatin 3:0 në duelin e luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Të tre golat, Reali i shënoi në pjesën e parë për ti dhënë fund dilemave të fituesit.

Kapiteni Federico Valvdere shënoi “hat-trick” kurse Vinicius Junior humbi penalltinë në pjesën e dytë, pasi gjuajtjen e tij e priti portieri Gianluigi Donnarumma.

Valverde zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të për 1:0, epërsinë e dyfishoi shtatë minuta më vonë kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 42-të.

Ndeshja e kthimit, do të luhet javën e ardhshme në “Etihad Stadium”, ku City do ta tentojë përmbysjen, por misioni anglez do të jetë tepër i vështirë.

Të ngjashme

Të fundit